Art&Argëtim

Opinioniste e BBV3, deputetja e PD-së bën premtimin për publikun: Do të jem profesioniste dhe neutrale në rolin tim

Në lidhje me keto thashetheme që po qarkullojnë lart e poshtë Nebijaj ka reaguar për herë të parë e cila u shpreh se e kishte marrë malli për televizion ndërsa shtoi se do të tregohet e paanshme në komentet dhe gjykimet e saj.

11 Janar 2024, 09:18 Nga N.F
Opinioniste e BBV3, deputetja e PD-së bën premtimin për publikun:
Ori Nebijaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj është përfolur se do të jetë opinioniste në edicionin e tretë të Big Brother VIP. Në lidhje me keto thashetheme që po qarkullojnë lart e poshtë Nebijaj ka reaguar për herë të parë e cila u shpreh se e kishte marrë malli për televizion ndërsa shtoi se do të tregohet e paanshme në komentet dhe gjykimet e saj.

“Më kishte marrë malli të them të drejtën edhe pse politika të mban të angazhuar me median edhe pse unë kam qenë disi më e tërhequr për shkak të situatave politike në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij, po nuk kam qenë shumë pjesë për shkak të situatës politike të krijuar… Top Channel është shtëpi për mua jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe TCH ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që do më bënte të rikthehem dhe do ta kem më të lehtë tani që Arbër Hajdari është një opinionst me eksperiencë…

Media, por edhe politika më kanë mësuar vijën e kuqe mes të qenurit neutral dhe profesional në rolin e opinionistit nuk ka tifozëri dhe as çështje personale, të qenurit i drejtë dhe asnjëherë palë kam përshtypjen se edhe publiku këtë do”, tha ajo.

pd ori nebijaj big brother vip opinioniste

Sondazh

Poll