Art&Argëtim

Hermes dhe Uggs në një veshje, kombinimi i Dua Lipës në New York sjell trendin e ri

Por kjo nuk konstaton vetëm me karrierën e saj në muzikë por edhe për shijet e saj në modë.

12 Janar 2024, 15:34 Nga N.F

Hermes dhe Uggs në një veshje, kombinimi i Dua Lipës në New

Dua Lipa

SHBA- Dua Lipa është ndër figurat më të ndjekura dhe të pëlqyera të momentit. Por kjo nuk konstaton vetëm me karrierën e saj në muzikë por edhe për shijet e saj në modë. Shpesh në qender të vëmendjes për kombinimet e saj Dua ka marrë vëmendje për look-un e saj në New York. Me një çantë Hermès me një palë uggs kafe Dua ishte veshur thjeshtë në përditshmërinë e saj. 

Ylli me origjinë shqiptare kishte veshur tuta sportive të zeza të gjera dhe një hoodie me një xhaketë lëkure oversize. Një shall portokalli i shtoi pamjes ngjyrë. Megjithatë, fokusi ishte te çanta e saj e personalizuar Hermès dhe Uggs-at.

Çanta e lëkurës Birkin, e cila është bërë një element kryesor i stilit të Duas nga vjeshta e 2023. Dua e dekoroi çantën me një sërë zinxhirësh, etiketa të ndryshme dhe shtoi një shall të kuq dhe blu.

Ylli i është nënshtruar paksa një transformimi të stilit, duke zëvendësuar dashurinë e saj për pëlhurën e pastër me stile më ekstravagante dhe më të zhveshura - veshje oversize, çanta Hermès dhe Uggs.

Hermes dhe Uggs në një veshje, kombinimi i Dua Lipës në New

dua lipa new york birkin uggs

Sondazh

Poll