Sport

Trajneri i Gambias trondit: 'Edhe gjysmë ore fluturim dhe të gjithë do të kishim vdekur'...

Trajneri i kombëtares së Gambias, Tom Sedfier, duke folur për “Belgian Medium”, ka folur për përvojën e hidhur që pati në fluturimin e ekipit, pasi ata për pak mund të humbnin jetën.

11 Janar 2024, 16:22 Nga DOSJA

Trajneri i Gambias trondit: 'Edhe gjysmë ore fluturim dhe të

GAMBIA - Kombëtarja e Gambias përjetoi 20 minuta tronditëse në avionin, që u nis drejt Bregut të Fildishtë për Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi ai kishte një problem serioz me mungesën e oksigjenit.

Kjo bëri që pjesa më e madhe e ekuipazhit të humbiste ndjenjat për shkak të mungesës së oksigjenit dhe e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente. Dëshmia e trajnerit të kombëtares së Gambias, Tom Sedfier, në faqen belge “nieuwsblad”, është tregues se sa iu afruan anëtarëve të ekspeditës për të... humbur jetën.

"Të gjithë mund të kishim vdekur. Të gjithë na zuri gjumi shpejt. Po kështu edhe unë. Pata ëndrra të shkurtra se si përfundoi jeta ime. Vërtet, vërtet. Pas nëntë minutash piloti vendosi të kthehej, sepse nuk kishte furnizim më me oksigjen. Disa lojtarë nuk u zgjuan menjëherë pas uljes. Për pak u helmuam nga monoksidi i karbonit. Edhe gjysmë ore fluturim dhe të gjithë do të kishim vdekur",- tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Saidy Janko (@saidyjanko22)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll