Sport

Mbrojtësi Eric Dier, në Munich për të kryer testet mjekësore dhe firmosur me Bayern…

Eric Dier ndodhet në Gjermani për interes të Bayernit. Qendërmbrojtësi anglez pritet të kalojë testet ergometrike dhe të nënshkruajë për bavarezët. 4 milionë euro, shuma e transferimit të tij nga Tottenham.

11 Janar 2024, 16:09 Nga DOSJA
Mbrojtësi Eric Dier, në Munich për të kryer testet

GJERMANI - Qendërmbrojtësi që kërkonte Thomas Tuchel u gjet nga Bayern Munich te anglezi Eric Dier, i cili tashmë është në Gjermani për të kaluar testet e nevojshme ergometrike dhe për të firmosur me bavarezët.

Shuma e transferimit të tij nga Tottenham shkon në 4.000.000 euro, pasi që kontrata e 29-vjeçarit me londinezët përfundon më 30 qershor 2024.

Pas 10 vitesh, Dier largohet nga Spurs, pasi ka arritur të shënojë 13 gola dhe të shpërndajë 12 asistime në 364 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll