Bota

SHBA dhe Britania gati të sulmojnë Houthin, Sunak mbledh kabinetin qeveritar

Burimet perëndimore të mbrojtjes treguan se përgatitjet po intensifikohen në përgjigje të një sulmi Houthi me 21 raketa dhe dronëv që synonin anijet luftarake të SHBA dhe Britanisë së Madhe, megjithëse shkalla dhe koha e tij mbeten sekrete.

11 Janar 2024, 22:10 Nga A.TH
SHBA dhe Britania gati të sulmojnë Houthin, Sunak mbledh kabinetin
Foto Ilustruese

JEMEN- Britania dhe SHBA-ja janë gati të nisin sulme kundër objektivave ushtarake të Houthi-t në Jemen, pasi udhëheqësi i grupit rebel premtoi se do t'i përgjigjet çdo sulmi me sulme të reja ndaj anijeve në Detin e Kuq. Burimet perëndimore të mbrojtjes treguan se përgatitjet po intensifikohen në përgjigje të një sulmi Houthi me 21 raketa dhe dronëv që synonin anijet luftarake të SHBA dhe Britanisë së Madhe, megjithëse shkalla dhe koha e tij mbeten sekrete.

I pyetur në lidhje me sulmet e mundshme të SHBA-së kundër Houthis në Jemen, zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby, tha se SHBA do të bëjë atë që duhet bërë për të mposhtuar çdo kundërshtim dhe kërcënim të Houthit. Të mërkurën, Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit, tha se do të ketë pasoja pas sulmit të Houthit, ndërsa sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps, u tha gazetarëve që t’I kushtojnë vëmendje kësaj hapësirë, duke nënkuptuar se do të ketë zhvillime.

Në përgjigje, Abdul-Malik al-Houthi, udhëheqësi i grupit të mbështetur nga Irani, i cili kontrollon veriun dhe perëndimin e Jemenit, tha sot se nëse goditen, Houthi-t do të luftonin kundër, duke sugjeruar se çdo konflikt në Detin e Kuq do të zgjerohej. Kabineti i Rishi Sunak është duke zhvilluar një takim për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në sulmet e afërta ushtarake. Ekspertët besojnë se SHBA-ja, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë perëndimorë kanë më shumë gjasa të synojnë radarët bregdetarë dhe vendet e lëshimit si një përpjekje për të ndalur sulmet me raketa Houthi dhe dron në rrugën ujore të Lindjes së Mesme.

grant shapps antony blinken john kirby rishi sunak

Sondazh

Poll