Bota

VIDEO/ Skandal në Itali, qindra aktivistë bëjnë përshëndetje naziste

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë turmën që ngre krahun në stil nazist me brohorima, para ish-selisë së partisë italiane Lëvizja Sociale, që tashmë është jashtë funksioni.

11 Janar 2024, 17:22 Nga h.k
VIDEO/ Skandal në Itali, qindra aktivistë bëjnë
Foto ilustruese

ITALI-Dikush mund të besojë se pamjet e meposhtme vijnë nga arkivat e Luftës II Botërore, por në fakt janë nga Italia aktuale.

Qindra njerëz ishin filmuar në një miting duke bërë salutimin fashist në kryeqytetin Romë dhe askush nuk i ndalonte.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë turmën që ngre krahun në stil nazist me brohorima, para ish-selisë së partisë italiane Lëvizja Sociale, që tashmë është jashtë funksioni.

Eventi u zhvillua ditën e dielë në kujtim të vrasjeve të tre të rinjve neo-fashistë në Romë në vitin 1978. Por legjislacionet e pas-luftës në Itali ndalojnë salutimin fashist me një krah.

Megjithëse konsiderohet si një simbol fashist përshëndetja naziste e ka në fakt origjinën në Romën e lashtë. Çështja u ngrit kësaj jave nga politikanë të opozitës që kërkonin kërkonin llogari se përse mitingu nuk u ndalua nga policia.

Funksionarë të partisë opozitare demorkatike përmendnin sesi muajin e kaluar një burrë në teatrin e famshëm La Scala u arrestua pasi thërriti “Rroftë Italia anti-fashiste”.

Një deputet i PD tha: ‘Nëse thërret “Rroftë Italia anti-fashiste” në sallën e teatrit identifikohesh, por nëse shkon në një grumbullim neo-fashist me përshëndetje romane e flamurë, nuk të ndodh asgjë. C’ka per te thene Meloni per kete”.

Komuniteti vogël hebre i vendin shprehu përçmimin ndaj përshëndetjes naziste të përdorur.

pershendetje naziste ne itali

Sondazh

Poll