Politike

Pse doli para mediave pas arrestimit të Berishës?, Basha: Nuk ka lidhje, ne ishim kthyer në telenovelë

Po ashtu, Basha u shpreh se ata ishin kryer në një telenovelë dhe se ai nuk donte që të ishte pjesë e kësaj. 

11 Janar 2024, 17:59 Nga I.A
Pse doli para mediave pas arrestimit të Berishës?, Basha: Nuk ka
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se konferenca e tij, nuk ka lidhje me arrestimin e kryedemokratit Sali Berisha. Basha u shpreh se ata kanë punuar për strukturimin e PD-së dhe se ka qenë në 250 takime anë e mbanë në Shqipëri. Po ashtu, Basha u shpreh se ata ishin kryer në një telenovelë dhe se ai nuk donte që të ishte pjesë e kësaj. 

"Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën, ne kemi punuar për strukturimin e Partisë Demokratike. Personalisht kam qenë në 250 takime anë e mbanë gjithë Shqipërisë për të lidhur telat e këputur nga PD me hallet e njerëzve dhe njerëzit. Ishim në një telenovelë ku aktor, regjisor dhe teleshikues ishin vetë politikanët e opozitës. Këto 4 muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet, organizimin e saj, kontaktet me qytetarët e grupet e interesit dhe nisjen e procesit të ofertës tonë elektorale për procesin e ardhshëm zgjedhor parlamentar dhe iniciativat politike. 

PD dhe unë kam qenë në aktivitet të plotë, por nuk isha pjesë e telenovelës ku kush bërtet e  tallet më shumë për të krijuar mjegull për t’u fshehur pas saj. Ka 2 vjet që Edi Rama sheh telenovelë falas, edhe në NETFLIX ndryshon telenovela pas dy vitesh. Ne refuzojmë të jemi pjesë e kësaj telenovele. U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos e ndjekin më këtë telenovelë" tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll