Politike

U thirr nga Gjykata Speciale, Rama: Solidarë me Kadri Veselin, ftesa për luftëtarët e UÇK-së, e padrejtë

7 Nëntor 2019, 16:38 Nga DOSJA
U thirr nga Gjykata Speciale, Rama: Solidarë me Kadri Veselin, ftesa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht mbështetjen e tij ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit, i cili është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë. 

Me anë të një statusi në Tëitter, Rama shkruan se është solidar me ish-kryeparlamentarin e Kosovës, i cili gjatë kohës së luftës me Serbinë ka mbajtur poste drejtuese në UÇK.

Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin,”-shkruan Rama. 

Vetë Veseli është shprehur se ftesa i ka ardhur si një prej udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë.  Ish-kryeparlamentari është shprehur se do të marrë përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kadri veseli kadri veseli thirret ne hage kosove lufta kosove serbi edi rama kadri veseli kadri veseli thirret ne hage kosove lufta kosove serbi

Sondazh

Poll