Bota

Ekuadori nën terrorin e grupeve kriminale, Presidenti shpall organizata terroriste 22 prej tyre

Qeveria tha se dhuna ka shpërthyer si pasojë e planeve të Noboas për ta ndërtuar një burg të ri të sigurisë së lartë dhe për t’i zhvendosur atje liderët e burgosur të grupeve kriminale. 

10 Janar 2024, 10:07 Nga a.l
Ekuadori nën terrorin e grupeve kriminale, Presidenti shpall organizata
Ekuador

EKUADOR- Ekuadori po përjeton një valë dhune ditët e fundit. Të martë një grup personash të armatosur kërcënuan stafin e një televizioni gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë ndërsa disa prej tyre i morën peng. Presidenti i vendit Daniel Noboa shpalli organizata terroriste 22 grupe kriminelësh. 

Noboa, i cili e mori pushtetin në nëntor duke u zotuar se do ta ndalte dhunën e shkaktuar nga tregtia e drogës, shpalli gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, si përgjigje ndaj dhunës në burgje, ku rojet e burgut janë marrë peng nga të burgosurit – dhe pas ikjes së papritur nga burgu të liderit të grupit kriminal Los Choneros, Adolfo Macias, të dielën.

Së paku 10 njerëz janë vrarë prej shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të hënën në Ekuador. Noboa e pranoi të martën se në Ekuador po zhvillohet një konflikt i armatosur i brendshëm dhe i shpalli 22 grupe kriminale si organizata terroriste, përfshirë edhe grupin Los Choneros.

Qeveria tha se dhuna ka shpërthyer si pasojë e planeve të Noboas për ta ndërtuar një burg të ri të sigurisë së lartë dhe për t’i zhvendosur atje liderët e burgosur të grupeve kriminale. 

ekuador

Sondazh

Poll