Bota

Blinken takim me presidentin palestinez, çfarë do t'i kërkojë SHBA-ja Palestinës pas takimit me Netanyahun?

Ky takim ka ardhur në vazhdën e takimeve të Blinken edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe u bë e qartë se durimi i Uashingtonit me strategjinë e Tel Avivit po mbaron. 

10 Janar 2024, 09:42 Nga N.F

 

Blinken takim me presidentin palestinez, çfarë do t'i
Blinken dhe Abbas

 

PALESTINË- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ditën e sotme po zhvillon një takim në Tel Aviv me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas. Ky takim ka ardhur në vazhdën e takimeve të Blinken edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe u bë e qartë se durimi i Uashingtonit me strategjinë e Tel Avivit po mbaron. 

"Autoriteti Palestinez ka përgjegjësinë për të reformuar, për të përmirësuar qeverisjen e tij, të cilën unë planifikoj ta ngre me Presidentin Abbas," tha Blinken pak ditë para takimit me Abbas.

Presidenti palestinez do të takohet në Jordani me Mbretin Abdullah II dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të diskutuar një plan për një armëpushim të menjëhershëm.

Blinken dje u takua në Tel Aviv me Netanyahun dhe ministrin e mbrojtjes të qeverisë së tij, Yoav Gallad dhe i bëri thirrje Izraelit të mbrojë civilët palestinezë në luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

“Ne e dimë se kur ke të bësh me një armik që fshihet në popullatën civile, që fshihet në shkolla dhe spitale për të hapur zjarr, gjërat bëhen tepër të vështira. Por çmimi që civilët në Gaza paguajnë çdo ditë, veçanërisht fëmijët, është shumë i lartë”, tha kreu i diplomacisë amerikane për shtypin.

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit shpërtheu pas një sulmi të papapritur në 7 tetor 2023 në zonat jugore të territorit izraelit duke vrarë rreth 1,140 njerëz. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës që nga krijimi i shtetit hebre në vitin 1948.

"Izraeli ka rënë dakord në parim për dërgimin e një "misioni vlerësimi" të OKB-së në Rripin verior të Gazës në funksion të kthimit të mundshëm të personave të zhvendosur, tha Blinken

 

shba lufta izrael-palestine blinken abbas

Sondazh

Poll