Politike

"Sterilizimi"/ Pas rreth 8 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK: Do më kthehen sendet e sekuestruara së shpejti

Sipas tij ato duhet të ndahen në dy faza, duke filluar nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së.

9 Janar 2024, 17:38 Nga h.k
"Sterilizimi"/ Pas rreth 8 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj del nga
ilir beqaj

TIRANË-Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje nga prokurorët për gati 8 orë. Beqaj është ndalur nga gazetarët, ku tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta.

Sipas tij ato duhet të ndahen në dy faza, duke filluar nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së. Nga ana tjetër ish-ministri tha se sendet e sekuestruara do t'i kthehen së shpejti. 

Beqaj: Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate.

Sot po ashtu mu konfirmua se do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më  28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe faktin që pasi të përfundojnë këto inspektimet e pajisjeve elektronike do të më kthehen.

Sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi 8 që kanë qenë në gojën tuaj nga 28 dhjetori deri më sot kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër.

ilir beqaj

Sondazh

Poll