Bota

Izraeli vret komandantin rajonal të forcave ajrore të Hezbollahut në një sulm me dron

Hezbollah gjithashtu njoftoi vdekjen e Burji në mediat sociale, por mohoi se ai ishte në krye të programit të tij me dron ose forcës ajrore. 

9 Janar 2024, 22:50 Nga r.ll
Izraeli vret komandantin rajonal të forcave ajrore të Hezbollahut
Ali Hussein Burji

IZRAEL- Ushtria izraelite tha se ka vrarë një komandant rajonal të forcave ajrore të Hezbollahut, për të cilin pretendonte se ishte përgjegjës për një sulm në një qendër komanduese izraelite të martën. 

Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Ali Hussein Burji komandonte Rajonin Jugor të Libanit të Njësisë Ajrore të Hezbollahut dhe udhëhoqi dhjetëra aktivitete terroriste kundër Izraelit duke përdorur UAV-të shpërthyese dhe UAV-të mbikqyrëse kundër Izraelit dhe ushtarëve të IDF-së.

“Para eliminimit të tij, u eliminua një qelizë lëshimi që i përkiste Njësisë Ajrore të Hezbollahut, e cila ishte në rrugën e saj për të nisur UAV-të shpërthyese drejt vendeve të ndryshme në Izrael”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari, tha në konferencën e tij për shtyp sot, se e kishin eleminuar Burji nëpërmjet sulmeve me dron.  Hezbollah gjithashtu njoftoi vdekjen e Burji në mediat sociale, por mohoi se ai ishte në krye të programit të tij me dron ose forcës ajrore. 

“Zyra e shtypit e Hezbollahut mohon me forcë këto pretendime të rreme dhe krejtësisht të pabaza dhe konfirmon se vëllai muxhahid që është përgjegjës për dronët e Hezbollahut nuk i është nënshtruar një atentati”, tha Hezbollah në një deklaratë të martën vonë.

ali hussein burji lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll