Bota

Dështon misioni amerikan për uljen në hënë, anija kozmike pëson rrjedhje karburanti

Astrobotic llogarit se anijes i kanë mbetur më pak se dy ditë lëndë shtytëse përpara se të shteren rezervat dhe ajo të fillojë të bjerë.

9 Janar 2024, 22:13 Nga A.TH
Dështon misioni amerikan për uljen në hënë, anija
foto ilustruese

SHBA- Ulja e një anije kozmike amerikane në Hënë po has në vështirësi për shkak të rrjedhjes së paparashikuar të karburantit. Sipas kompanisë që është përgjegjëse për këtë mision në hapësirë, mjeti ka ende edhe 40 orë karburant. Anija kozmike, e quajtur Peregrine hasi në telashe pothuajse sapo doli nga maja e raketës së saj lëshuese ditën e hënë.

“Duke pasur parasysh rrjedhjen e karburantit, nuk ka, për fat të keq, asnjë shans për një ulje të butë në Hënë. Ekipi vazhdon të punojë për të gjetur mënyra për të zgjatur jetën operacionale të Peregrine", tha Astrobotic, kompania përgjegjëse në një deklaratë të postuar në X.

Peregrine, 1.2 ton u nis nga Kepi Canaveral, Florida, të hënën, me synimin për t'u ulur në fund të shkurtit. Por në orët e para të udhëtimit të tij, inxhinierët vunë re se mjeti fluturues po përpiqej të mbante panelet e tij diellore në drejtim të Diellit për të ngarkuar baterinë e tij, shkruan BBC.

Shkaku iu atribuua shpejt një rrjedhjeje të madhe të karburantit. Për të ruajtur orientimin e duhur gjatë fluturimit, shtytësit e Peregrine tani duhet të punojnë jashtë orarit. Astrobotic llogarit se anijes i kanë mbetur më pak se dy ditë lëndë shtytëse përpara se të shteren rezervat dhe ajo të fillojë të bjerë. K

ur të arrijë ai moment, Peregrine, me panelet e saj diellore që nuk mbledhin më dritën e diellit, do të humbasë me shpejtësi energjinë. Edhe para njoftimit të së martës nga Astrobotic, ishte bërë e qartë se një prekje në sipërfaqen hënore, e para për SHBA në gjysmë shekulli, ishte e pamundur.

astrobotic

Sondazh

Poll