Bota

Norvegjia hedh hapin e madh, parlamenti miraton hapjen e minierave në det

Oqeani i thellë ka kohë që është vënë në qendër të vëmendjes për sasinë e madhe të burimeve, ku përfshihet bakri, kobalti, zinku dhe ari, të cilat nevojiten për ekonominë e gjelbër.

9 Janar 2024, 22:08 Nga A.TH
Norvegjia hedh hapin e madh, parlamenti miraton hapjen e minierave në det
foto ilustruese

OSLO- Norvegjia mund të bëhet vendi i parë në botë që do të hapë miniera në det të thellë. Parlamenti ra dakord zyrtarisht të lejojë eksplorimin e rreth 108,000 milje katrorë të shtratit të detit Arktik, një zonë më e madhe se Mbretëria e Bashkuar, midis Norvegjisë dhe Groenlandës.

Vendimi u mor pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga shkencëtarët, politikanët dhe grupet mjedisore për dëmin e mundshëm që mund të shkaktojnë minierat në jetën detare.

“Është një hap i madh në drejtimin e gabuar”, tha Frode Pleym, kreu i Greenpeace Norvegji, për CNN. Oqeani i thellë, një nga habitatet e fundit të paprekur në botë, ka kohë që është vënë në qendër të vëmendjes për sasinë e madhe të burimeve, ku përfshihet bakri, kobalti, zinku dhe ari, të cilat nevojiten për ekonominë e gjelbër, të përdorura në çdo gjë, nga turbinat e erës deri te bateritë e automjeteve elektrike.

Një studim norvegjez vitin e kaluar zbuloi një sasi të konsiderueshme metalesh dhe mineralesh në shtratin e detit. Përkrahësit e minierave në det të thellë argumentojnë se nxjerrja e këtyre lëndëve të para nga poshtë oqeanit do të lejojë një kalim më të shpejtë në një ekonomi me karbon të ulët dhe mund të ketë një kosto më të ulët mjedisore sesa minierat tokësore.

Por shkencëtarët thonë se dihet ende shumë pak për thellësitë e oqeaneve të botës dhe shumë janë të shqetësuar për ndikimet në këto ekosisteme të prekura tashmë nga ndotja, gjuetia dhe kriza klimatike. Ka ende disa çështje të pazgjidhura siç është miratimi licencave minerare, për të cilat parlamenti duhet të shprehet sërish me votë. Vendimi i marrë prej tij hap një tjetër debat, atë nëse ujërat ndërkombëtare mund të përdoren për të njëjtin qëllim.

norvegji

Sondazh

Poll