Bota

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Ekuador, kriminelët hyjnë në emision live dhe rrëmbejnë të ftuarit

Personat të maskuar dhe me armë kanë hyrë në një studio televizive e cila ishte në transmetim live. Ata i kërkuan stafit që të shtriheshin në dyshime dhe bërtisnin duke thënë se kishin bomba.

9 Janar 2024, 21:37 Nga h.k
VIDEO/ Momentet e tmerrit në Ekuador, kriminelët hyjnë në
Foto ilustruese

EKUADOR-Një stacion televiziv në Ekuador është sulmuar nga persona të maskuar dhe armë në duar, një ditë pasi presidenti i vendit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, që pasoi arratisjen nga të një prej bosëve më famëket të drogës në vend.

Personat të maskuar dhe me armë kanë hyrë në një studio televizive e cila ishte në transmetim live. Ata i kërkuan stafit që të shtriheshin në dyshime dhe bërtisnin duke thënë se kishin bomba.

Incidenti vjen në mes të rrëmbimit të të paktën shtatë oficerëve të policisë dhe sërë shpërthimesh, vetëm një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Adolfo Macias, i njohur si Fito, u raportua i zhdukur nga qelia e tij të dielën 7 janar. Adolfo Macias, i njohur si Fito, u raportua i zhdukur nga qelia e tij të dielën (7 janar).

ekuador

Sondazh

Poll