Bota

Përfundon turin në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli nuk e meriton të akuzohet për genocid në Gazë

SHBA qëndron me Izraelin në luftën e tij kundër Hezbollahut dhe do ta mbështesin atë në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit.

9 Janar 2024, 22:03 Nga A.TH
Përfundon turin në Lindjen e Mesme, Blinken: Izraeli nuk e meriton
antony blinken

IZRAEL- Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Izraeli nuk e meriton të akuzohet për genocid në Rripin e Gazës. Në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, Sekretari amerikan i Shtetit, në një përpjekje për tí dhënë fund konfliktit, deklaroi sot se ardhmja është bashkëjetesa mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Por aktualisht, Izraeli po përballet me një akuzë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas një ankese të bërë nga Afrika e Jugut.

“Akuza për gjenocid në gjykatën ndërkombëtare është e pamerituar. Ata që sulmojnë Izraelin, si Hamasi dhe Houthi vazhdojnë të bëjnë thirrje hapur për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve,” deklaroi Blinken.

Sa i përket shqetësimit për përshkallëzimin e konfliktit mes Libanit dhe Izraelit, Blinken vuri në dukje se SHBA qëndron me Izraelin në luftën e tij kundër Hezbollahut dhe do ta mbështesin atë në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për t'i dhënë fund konfliktit. Blinken u ndal tek situata në Gazë, e ardhmja pas luftës dhe rruga drejt paqes.

“Gazanët duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata nuk duhet të dëbohen me forcë nga Gaza", vijoi Blinken, ndërsa vuri në dukje se ka marrë siguri nga kryeministri Benjamin Netanyahu se kjo nuk ishte politika e Izraelit, shkruan BBC

Sipas tij, paqja e qëndrueshme kërkon një rrugë drejt një shteti palestinez dhe kjo ka nevojë për një qasje rajonale me synime të përbashkëta.

“Izraeli duhet të jetë partner i udhëheqësve palestinezë, të cilët janë të gatshëm të udhëheqin popullin e tyre për të jetuar krah për krah në paqe me Izraelin si fqinj”, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit. Blinken vuri në dukje se luftimet ishin veçanërisht të vështira në Gaza, sepse Hamasi fshihet dhe qëllon nga shkollat dhe spitalet.

Shqetësuese për të është numri i lartë i civilëve, veçanërisht i fëmijëve. Ai vërejti se 90% e popullsisë së Gazës vazhdon të përballet me pasiguri akute ushqimore, sipas OKB-së dhe kjo ka pasoja të përjetshme për fëmijët. Ndër të tjera, krahu i djathtë i presidentit Joe Biden tha se vuri në dukje në takimet e sotme, se ndihma më thelbësore duhet të lejohet në Gaza dhe duhet të ketë shpërndarje më efektive të tyre.

antony blinken lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll