Sport

Leonardo Bonucci i pakënaqur, le Union Berlinin për t'iu bashkuar Fenerbahçes...

Gjithçka tregon se Leonardo Bonucci do të vazhdojë karrierën te Fenerbahce. Sipas Yagiz Sabuntsuoglu, ai tashmë e ka nënshkruar kontratën.

9 Janar 2024, 18:39 Nga DOSJA

Leonardo Bonucci i pakënaqur, le Union Berlinin për t'iu bashkuar

TURQI - Fenerbahçe është afër një transferimi të rëndësishëm. Skuadra turke përfundon nënshkrimin e Leonardo Bonuccit, i cili i përket Union Berlin.

Sipas gazetarit turk, Giagiz Sabuntsuoglu, qendërmbrojtësi italian 36-vjeçar e ka nënshkruar tashmë kontratën me Fenerbahçen.

Nga ana e tij, Fabrizio Romano raporton se skuadra turke dëshiron që Bonucci të udhëtojë drejt Stambollit të mërkurën për t'u prezantuar. Në të njëjtën kohë, negociatat me Unionin vazhdojnë.

Bonucci nuk ishte i lumtur në klubin gjerman, të cilit iu bashkua si lojtar i lirë në shtator. Me Unionin këtë vit ai pati vetëm dhjetë ndeshje me një gol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll