Sport

VIDEO/ Autobuzi i Liverpoolit kaloi me semafor të kuq në rrugën drejt “Emirates”, shoferi u gjobit me 10.000 euro...

Skuadra e Jurgen Klopp u vonua në mbërritjen në stadium për shkak të rritjes së trafikut në Londër.

9 Janar 2024, 17:20 Nga DOSJA

VIDEO/ Autobuzi i Liverpoolit kaloi me semafor të kuq në rrugën

ANGLI - Liverpool mbërriti vetëm një orë para ndeshjes së tyre të FA Cup kundër Arsenalit në “Emirates” për shkak të trafikut të rënduar në rrugët e Londrës. 

Madje, për të arritur sa më herët në stadium skuadra e Kloppit, shoferi i autobusit ka shkelur edhe një semafor të kuq gjatë udhëtimit.

Shkelja u konstatua nga kamerat dhe në këtë mënyrë drejtuesi i mjetit iu gjobit me 9.312 euro, ndërsa patentës i janë hequr edhe dy pikë.

Megjithatë, Liverpool ishte fituesi i madh në derbin e raundit të tretë të FA Cup kundër Arsenalit, duke fituar 2-0.

Shiko këtë video:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll