Sport

Valverde: “Arabia Saudite? E pamundur tani, 30 milionë nuk do të më ndryshojnë jetën”

Federico Valverde nuk e fshehu emocionin e tij për takimin e Realit me Atleticon në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, ndërsa zbuloi se perspektiva e kalimit të tij në Arabinë Saudite e lë indiferent për momentin.

9 Janar 2024, 18:29 Nga DOSJA

Valverde: “Arabia Saudite? E pamundur tani, 30 milionë nuk do të

ARABIA SAUDITE - Reali po numëron mbrapsht për takimin e madh me Atleticon, të mërkurën mbrëma (21:00) në Riad për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës, ku Federico Valverde i referohet asaj ndeshjen, por edhe për përballjen e ardhshme mes dy skuadrave në “16” të Copa del Rey, duke mos e fshehur padurimin.

“Jemi shumë të emocionuar sepse po pretendojmë një tjetër trofe, presim me padurim dhe jemi të lumtur të marrim pjesë në Superkupë. Është bukur të jesh edhe në Kupë, ne jemi të lumtur kur luajmë kundër skuadrave më të mira. Do të shohim nëse mund të fitojmë të gjithë titujt këtë sezon.

Do të doja të fitoja një titull më shumë, këtë pret klubi nga ne”,- tha mesfushori uruguajan në lidhje me betejën me bardhekuqtë, ndërsa i pyetur nëse do të mendonte të transferohej përgjithmonë në Arabinë Saudite për të luajtur futboll profesionist, ai ishte i paqartë:

"Për momentin është e pamundur të luaj në Arabinë Saudite. Nuk do të ndryshojnë jetën time, 10, 20, apo 30 milionë euro. Jam shumë i lumtur te Reali".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll