Aktualitet

Hynin pa frikë në shtëpitë e VIP-ave, kush janë 4 ‘skifterët’ që vodhën pensionet në Krujë dhe këngëtarin grek (

7 Nëntor 2019, 11:30 Nga DOSJA
Hynin pa frikë në shtëpitë e VIP-ave, kush janë 4

GREQI– Zbulohet banda e katër ‘skifterëve’ shqiptarë, të cilët kryenin vjedhje me armë në shtëpitë e “VIP-ave” në Athinë.

Sipas mediave greke, ‘skifterët’ shqiptarë që terrorizuan Greqinë janë identifikuar si Vasillaq Toli 22 vjeç, i cili është arrestuar pak javë në parë si dhe 3 të tjerët të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri. Ata janë: Andi Paturra 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç.

Emri i 28-vjeçarit Andi Paturri nuk është i panjohur as për Policinë shqiptare, pasi ditën e sotme është arrestuar si një nga të dyshuarit kryesore për grabitjen e Postës së Krujës. 28-vjeçari në bashkëpunim me 6 persona të tjerë ka arritur që të marrë plot 130 milionë lekë të vjetra që kishin ardhur në Postë për t’u shpërndarë për pensione.

Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze të ‘VIP-ave’ duke u futur në banesat e këngëtarit të njohur Nikos Vertis, i njohur si ish-bashkëshorti i këngëtares Elena Paparizou. Shqipëtarëve nuk i ka shpëtuar as syri i menaxherit të artistëve Tony Mavridis.

Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë euro. Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.

Dy prej tentativave për vrasje janë ndaj dy oficerëve të Policisë, ndërsa i treti teksa ndodheshin në një aparatament për të vjedhur, ku i kishte shkuar edhe pronari i banesës. Për t’i shpërtuar shqiptarët e kishin kërcënuar me armë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi paturra banda e skiftarëve në greqi greqi mirel xhaferri ndue brunga vasillaq toli andi paturra banda e skiftarëve në greqi greqi mirel xhaferri ndue brunga vasillaq toli

Sondazh

Poll