Aktualitet

Fraktura në kokë dhe në duar, dhunohet nga banorët e Astirit punonjësi i IKMT-së, me urgjencë në spital

7 Nëntor 2019, 10:48 Nga DOSJA
Fraktura në kokë dhe në duar, dhunohet nga banorët e Astirit

TIRANË- Një punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është dhunuar mëngjesin e sotëm nga banorët e zonës së Astirit. 

Banorët e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta punonjësin Albert Bitraj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në duar. 50-vjeçari ndodhej në zonë duke u bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, ashtu siç edhe është parashikuar në projektin urbanistik.

Ka qënë pikërisht ky momenti kur edhe Bitraj është sulmuar nga banorët dhe si pasojë e dëmtimeve të marra është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Ende nuk dihet gjendja e punëtorit. 

Mësohet se 50-vjeçari ushtron detyrën e përgjegjësit të grupit në Drejtorinë e Zbatimit të Vendimeve te IKMT-ja. Nga ana tjetër banorët kanë dalë nga shtëpitë, janë vendosur në rrugë, ku edhe bëjnë thirrje për shpjegime nga ana e IKMT-së. Në terren kanë mbërritur forcat ‘’Shqiponja’’ dhe FNSH-ja, të cilët kanë qetësuar situatën.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar IKMT-ja, e cila e ka konsideruar dhunimin akt barbar dhe se autorët duhet të dalin para ligjit.

“IKMT denoncon fort këtë akt barbar mbi punonjësin e saj dhe kërkon nga organet përkatëse të shtetit të marrin masat e menjëhershme për vënien para përgjegjësisë së autorëve. Po ashtu IKMT u bën thirrje banorëve dhe qytetarëve, se punonjësit e saj janë në shërbim të ligjit dhe komunitetit dhe nuk do të tërhiqen për asnjë moment nga detyrat e tyre, pavarësisht sjelljeve rrugaçerore, barbare dhe të paligjshme,”- thuhet ndër të tjera në reagimin e institucionit.

NJOFTIMI I PLOTË I IKMT:

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.

Banorët e Astirit prej më shumë se një viti protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit urbanistik për Unazën e re. Për disa muaj projekti u vendos në “pauzë” për shkak të skandalit të zbuluar me kompaninë “DH Albania”, e cila kishte paraqitur në tenderin e fituar dokumenta të falsifikuara. Kontrata u anulua dhe ministria e Infrastrukturës hapi tre herë rrjesht tenderin për një kompani të re. Tanimë kompanitë që do të çojnë deri në fund tenderin për Unazën janë “Salillari” dhe “Bajrami N”. Rinisja e projektit ka ngritur sërish banorët në protestë, pasi ata që nuk kanë leje për ndërtesën e tyre nuk do të dëmshpërblehen, edhe pse prej më shumë se 20 vitesh paguajnë taksa. E vetmja gjë që do t’u ofrohet është qeraja falas për një vit në banesat sociale. Ndërkohë ARRSH, ka nisur proceduart për dëmshpërblimin e të tjerëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert bitraj dhunohet punonjesi i ikmt ikmt protesta tek astiri albert bitraj dhunohet punonjesi i ikmt ikmt protesta tek astiri

Sondazh

Poll