Aktualitet

'E kuptova që ishte vrasësi...', vrau partneren shqiptare, flet ish-gruaja e autorit të dyshuar

Gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave.

9 Janar 2024, 13:01 Nga M.B

'E kuptova që ishte vrasësi...', vrau partneren shqiptare,

Greqi- Gruaja e autorit të dyshuar për vrasjen e shqipares Gjeorgji Murati, e cila ishte dhe shtatzënë ka four për mediat greke lidhur me ngjarjen. “E dija që sapo doli në media, e kishte bërë ai,” kështu deklaron ish-gruaja e 36-vjeçarit.

“Unë mendoj se ai e kishte planifikuar vrasjen. Kemi qenë bashkë për shtatë vjet. E kisha denoncuar për rrahje,” tha ish-bashkëshortja e tij, duke folur për radiostacionin e Selanikut Status 107.7. Gruaja, e cila ka dy fëmijë me autorin e vrasjes së shqiptares, pohoi se të gjithë partnerët e tij kishin qenë viktima të rrahjes, ndërsa shtoi se ai ishte i fiksuar pas femrave.

“Më kishte goditur me grusht në sy, unë e kisha paditur,”thotë ajo, ndërsa shton se ka marrë kërcënime për jetën e saj dhe të nënës, ndërkohë shtoi se ai është bërë i dhunshëm dhe me fëmijët e tij, të cilët kanë parë edhe skenat e dhunës mes tyre. “Unë punoja, ai ishte xheloz që punoja. Nuk mund të flisja me kolegun, se ishte xheloz,” tha ajo.

greqia vrasje shqiptare

Sondazh

Poll