Aktualitet

Momentet e fundit të Bedrie Lokës, bashkëshorti pretendon se 41-vjeçarja i kërkoi falje për vetëvrasjen në spital

Falja pretendohet se ka ndodhur kur 41-vjeçarja ndodhej në spital, ku madje para se të ndërronte jetë uroi vajzën për ditëlindjen. Falja pretendohet se ka ndodhur kur 41-vjeçarja ndodhej në spital, ku madje para se të ndërronte jetë uroi vajzën për ditëlindjen.

8 Janar 2024, 21:51 Nga r.ll
Momentet e fundit të Bedrie Lokës, bashkëshorti pretendon se
bedrie dhe xhemal loka

DURRËS- Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka zbuluar detaje të reja për News24 nga vdekja e 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës. Sipas gazetares, bashkëshorti i së ndjerës, Xhemal Loka ka dëshmuar se në momentet e fundit të gruas së tij, ajo i ka kërkuar falje për vetëvrasjen.

Falja pretendohet se ka ndodhur kur 41-vjeçarja ndodhej në spital, ku madje para se të ndërronte jetë uroi vajzën për ditëlindjen.

“Janë disa video që janë gjetur nga telefoni i Xhemal Lokës, bashkëshorti i së ndjerës Bedrie Loka. Ai e kishte fshehur telefonin në banesën e motrës së tij, por u gjet nga policia. Videot janë filmuar nga djali 10-vjeçar dhe ishte sërish kjo video që familjarët kanë dëshmuar sërish në polici. Edhe djali i madh i familjes dëshmoi dhunën psikologjike të ushtruar nga babai ndaj nënës së tij. Në telefonin që është sekuestruar ka dhe video të tjera, por ajo e publikuara është më domethënëse.

Xhemal Loka në asnjë moment nuk ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, madje sipas tij e ndjera i ka kërkuar falje në momentin që është përmendur në spital. “Më falni që kreva këtë veprim”, i ka thënë 41-vjeçarja bashkëshortit të saj, sipas këtij të fundit. Xhemal Loka u denoncua si autori që ka vrarë bashkëshorten nga familjarët e Bedries”, raportoi gazetarja.

bedrie loka eni ferhati

Sondazh

Poll