Aktualitet

Shkak aspiratori i sobës, bie zjarr në një banesë në Sarandë

Nga ndërhyrja e zjarrfikëses u bë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa raportohet për dëme materiale në kuzhinë, dhe fatmirësisht zjarri nuk ka prekur dhomat e tjera.

8 Janar 2024, 18:26 Nga r.ll
Shkak aspiratori i sobës, bie zjarr në një banesë në
foto nga zjarri

SARANDË- Ka shpërthyer zjarr në një banesë në qytetin e Sarandës. Sipas informacioneve flakët kanë rënë pak minuta më parë në kuzhinën e banesës së ndodhur në lagjen nr.4, në zonën e quajtur ish burgu në qytetin bregdetar.

Nga ndërhyrja e zjarrfikëses u bë e mundur shuarja e zjarrit ndërsa raportohet për dëme materiale në kuzhinë, dhe fatmirësisht zjarri nuk ka prekur dhomat e tjera.

Sipas burimeve, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga aspiratori i sobës së gatimit. Familja që jetonte në këtë banesë ishin vendosur aty me qira.

zjarr ne sarande

Sondazh

Poll