Aktualitet

Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Prokuroria e Malit të Zi/ Si e konsideron ngjarjen?

Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk ndodheshin në një automjet me targa shqiptare, por shkak i ngjarjes ishte një aksident trafiku.

8 Janar 2024, 17:50 Nga r.ll
Dhunimi i tre shqiptarëve, reagon Prokuroria e Malit të Zi/ Si e
shqiptarët e dhunuar

MAL I ZI- Prokuroria themelore në Herceg Novi të Malit të Zi ka reaguar lidhur me rastin e tre shqiptarëve që u dhunuan barabrisht nga një grup personash në territorin malazez. 

Sipas Vijesti, Prokuroria e ka cilësuar ngjarjen si vepër penale të sjelljes së dhunshme dhe ka deklaruar se shqiptarët që u dhunuan janë marrë në pyetje ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe se për momentin nuk është privuar liria, por policia po ndërmerr masa për identifikimin e të dyshuarve.

Policia dyshon se tre persona nga Herceg Novi janë autorë të sulmit të ndodhur  në rrugën kryesore në Zelenika. Drejtoria e Policisë njoftoi pas ngjarjes se personat e sulmuar nuk ndodheshin në një automjet me targa shqiptare, por shkak i ngjarjes ishte një aksident trafiku.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje dhe siç iu tha TV Vijesti janë duke mbledhur informacione dhe pritet që nesër të bëhen publike.

Kujtojmë se pas marrjes në pyetje tre shqiptarët janë kthyer në Shqipëri, ku dhe kanë kryer vizitat e nevojshme mjekësore ku rezultoi se kishin marrë lëndime në trup dhe kokë, por fatmirësisht nuk janë rrezik për jetën. 

mal i zi

Sondazh

Poll