Politike

Bardhi kërkesë presidentit Begaj: Ktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore

Në letrën e tij prej 7 faqesh që mban datën 8 janar renditen arsyet pse e konsideron antikushtetues.

8 Janar 2024, 15:00 Nga a.l
Bardhi kërkesë presidentit Begaj: Ktheni për rishqyrtim në
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i opozitës Gazment Bardhi I ka dërguar një letër presidentit të Republikës ku I kërkon të kthejë për rishqyrtim në kuvend ligji për komisionet hetimore. Në letrën e tij prej 7 faqesh që mban datën 8 janar renditen arsyet pse e konsideron antikushtetues.

Ligji i propozuar dhe miratuar vetëm me votat e socialistëve, ka në vetvete tre qëllime kryesore: 

Ligjërimin e vendimmarrjeve antikushtetuese të deritanishme për rrëzimin e kërkesave të deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore;

Vendosjen nën kontroll të plotë të mazhorancës të drejtën e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore;  dhe në rast të ngritjes së komisioneve hetimore, pamundësimin e ushtrimit të kontrolli hetimor parlamentar efektiv

Bardhi kërkesë presidentit Begaj: Ktheni për rishqyrtim në
DOKUMENTI

bajram begaj gazment bardhi

Sondazh

Poll