Politike

Prioritetet e 2024/ Balluku: Tuneli i Murrizit nuk ka marrë asnjë lekë shtesë, përfundon tuneli i Llogarasë

Balluku ka shtuar se janë nisur inspektimet në aksin Thumanë-Kashar dhe pritet që të futet në funksion gjatë verës së vitit 2024. 

8 Janar 2024, 11:02 Nga I.A
Prioritetet e 2024/ Balluku: Tuneli i Murrizit nuk ka marrë asnjë
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës Belinda Balluku ka bërë bilancin e punimeve në vitin 2023. Në një dalje për mediat, Balluku ka theksuar se Tuneli i Murrizit nuk ka marrë asnjë lekë shtesë nga buxheti i shtetit për shtesat. Po ashtu Ministrja ka deklaruar se në vitin 2024 pritet që të përfundojë tuneli i Llogarasë. Balluku ka shtuar se janë nisur inspektimet në aksin Thumanë-Kashar dhe pritet që të futet në funksion gjatë verës së vitit 2024. 

2024 do të shënojë dy momente të rëndësi, dorëzimin e tunelit të Llogararsë, që ka qenë një ëndërr për shumë qeveria, por që u realizua nga qeveria Rama. Do të përfundojë dhe do hapet në fillim të sezonit veror të 2024, ka qenë proces i gjatë, por i mire studiuar. Ka pasur sfidat për sa i përket gjeologjisë. Por ka pasur gjeologji të qëndrueshme dhe nuk kemi ndaluar nga kalendari. 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet. Një lajm tjetër të mirë, kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë-Kashar. Është kërkuar edhe nga kompania koncesioare që të vijohet dhe të dorëzohet sa më parë. Thumanë-Kashar do të futet në funksion gjashtë verës 2024. Një kalavar i gjatë përfundon në 2024, që mund ta themi këtë dhe ta garantojmë, të një gëzimi të madh për MIE, por edhe për të gjithë shqiptarët që aksesojnë zonën e Dibrës, që në 26 dhjetor kemi përfunduar gërmimet në tunelin e Murrizit. Unë e kam ndjekur atë proces nga maj i 2019. Nuk është harxhuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për të mbështetur vonesat për rrugën e Arbrit. Në dhjetor të 2024, ndoshta dhe më shpejt, me përfundimin e tunelit të Murrizit ku janë hedhur qindra tonë hekur për ta mbajtur dhe garantuar, Rruga e Arbrit do të përfundojë”, tha ajo.

belinda balluku

Sondazh

Poll