Politike

“Fluturime nga Vlora”, Balluku: Shqiptarët do kenë më shumë mundësi zgjedhje në çmime

Balluku tha se me hapjen e aeroporti të Vlorës, shqiptarët do mund të zgjedhin më shumë opsione oraresh dhe çmimesh biletash.

8 Janar 2024, 12:13 Nga I.A
“Fluturime nga Vlora”, Balluku: Shqiptarët do kenë më
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës Belinda Balluku ka deklaruar se në panverën e vitit 2025 pritet që të hapet aeroporti i Vlorës. Duke folur për objektivat e kësaj Ministre, Balluku tha se me hapjen e aeroporti të Vlorës, shqiptarët do mund të zgjedhin më shumë opsione oraresh dhe çmimesh biletash.

Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë, sfidë që kërkon investime të mëtejshme, që po bëhen është rasti i pistës për fluturime transoqeanike. Nga ana tjetër, presim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës është në 32 % të totalit të punimeve. Të gjitha pjesët më të rëndësishme, që mbajnë pjesën më të rëndë të ndërtimit kanë ecuri të mirë. Në përfundim të 2024 dorëzojmë aerportin në mënyrë që të nisin operimet hije’për të kolauduar të gjithë proceset e punës. Me shpresë, në pranverë të 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, nuk është sezonal, por ndërkombëtar. Jemi të sigurt qe me rrjetin e ri hekurudhor dhe rrugor shqiptarët do kenë të drejtën e zgjedhjes, duke zgjedhur orarin por edhe çmimin e biletës”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll