Politike

"Posta Shqiptare do reformohet" Balluku: Do krijojmë një agjenci për transportin publik

Në një mbledhje me gazetarët, Balluku u shpreh se kjo agjenci do të procedojë me biletë elektronike si dhe të ngrihen stacione të mirëfillta. 

8 Janar 2024, 12:23 Nga I.A
"Posta Shqiptare do reformohet" Balluku: Do krijojmë
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastruktures dhe Energjitikës Belinda Balluku ka deklaruar se pritet që të krijohet një agjenci për transportin publik. Në një mbledhje me gazetarët, Balluku u shpreh se kjo agjenci do të procedojë me biletë elektronike si dhe të ngrihen stacione të mirëfillta. Ndërkohë që duke folur për Postën Shqiptare, Ministrja theksoi se ka nevojë që të reformohet, në mënyrë që të përshtatet dhe me grupin e pensionistëve.   

“Kemi vendosur që në 2024 të procedojmë me krijimin e një agjencie sa i përket transportit publik që do të ofrojë një biletë elektronike duke i dhënë një mundësi të re transportit me ngritjen e stacioneve të mirëfillta. Do të ketë rinovim të flotës së transportit publik, e gjitha kjo paketë do të jetë në ditët në vazhdim një nga projektet që ne do të prezantojmë në vijim. Posta shqiptare ka nevojë të reformohet. Një grup i mirë që shërbehet nga posta janë pensionistët që duhet t’i njohim një sërë pamundësish që kanë, si psh aksesi i teknologjisë dhe ne kemi vendosur të fokusohemi në rritjen e cilësisë dhe të shmangim abuzimet që janë faktuar nga vetë drejtues të Postës Shqiptare. Përshtatja e Postës me inovacionin është në parimin e qeverisë shqiptare”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll