Politike

Belinda Balluku: Aksi Tiranë-Durrës me tre korsi, Porti i Durrësit një nga projektet më të rëndësishme

Tjetër projekt i rëndësishëm është edhe projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, që pritet të jetë modern dhe të lidhë shqiptarët e të dyja shteteve.

8 Janar 2024, 11:34 Nga I.A
Belinda Balluku: Aksi Tiranë-Durrës me tre korsi, Porti i
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka deklaruar se do të pritet që aksi Tiranë-Durrës të shtohet me një korsi tjetër. Gjatë një mbledhje, Balluku u shpreh se nuk do të ketë shpronësime masive për të këtë këtë aks, por është parashikuar që rruga të kthehet me tre korsi të plota. Tjetër projekt i rëndësishëm është edhe projekti hekurudhor Durrës-Prishtinë, që pritet të jetë modern dhe të lidhë shqiptarët e të dyja shteteve. Për Portin e Durrësit, Balluku theksoi se është një nga projektet më të rëndësishme portuale dhe një nyjë e re në Mesdhe.   

"Do të ketë një korsi të plotë secila anë po ashtu edhe korsinë e emergjencës, nuk do të ketë shpronësime masive, por është parashikuar që do të ketë një zgjerim, do të kthehet me tre korsi të plota. Tiranë-Durrës është shumë më e rëndësishme. Në 5-vjeçarin e ardhshëm i gjithë ky rrjet do të jetë i integruar me njëri-tjetrin pasi këtij vit do të nisë edhe ndërtimi i Kashar-Lekaj. Jemi në fazën përfundimtare më koordinatorët. Baypass-i i Tiranës do të jetë rregulluesi dhe lidhës për shumë rrugë. Të gjitha projeksionet për Ministrinë e Turizmit dhe ajo e Infrastruktuës kanë ndryshuar shumë dhe ndryshojnë me vit dhe jo thjesht me 5-vjeçar apo dekada. Një komponent i rëndësishëm i transportit do t’i bashkohet edhe rrjeti hekurudhor. Sapo kemi marrë lajmin e mirë për vazhdimin e aksit me Durrës-Rrogozhinë. Të gjitha këto krijojnë një paketë të rëndësishme për transportin hekurudhor, ka ardhur momenti që të ketë alternime duke na dhënë mundësinë e një transporti modern. Një projekt i rëndësishëm është edhe ai që do të lidhë Durrësin me Prishtinën, një projekt hekurudhor shumë i rëndësishëm që mbështetet nga qeveritë dhe do të lidhë shqiptarët. Me përfundimin e studimit të fizibilitetit do të jemi të gatshëm për të hapur garën për të nisur më pas edhe këtë ëndërr të madhe të shumëpritur. Porti i ri i Durrësit, një nyje e re në Mesdhe. Porti i Durrësit është një nga projektet më të rëndësishme dhe do ta vendosë Shqipërinë në një nivele tjetër. Do të jetë edhe një nyje ushtarake pasi i kemi propozuar NATO-s dhe kemi marrë njëlloj mbështetje për të pasur një bazë detare në zonën e Porto Romanos”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll