Politike

Balluku bën bilancin: Fazat e para të korridorit të 8 do përfundojnë, këtë vit niset kolaudimi për aeroportin e Vlorës

Akset që pritet të përfundojnë janë Korcë–Ersekë, Orikum-Dukat si dhe Qafa e Buallit–Martanesh.

8 Janar 2024, 11:34 Nga I.A
Balluku bën bilancin: Fazat e para të korridorit të 8 do
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku ka bërë bilancin e punëve që pritet të nisin ose përfundojnë në vitin 2024. Gjatë një mbledhje të hapur për mediat, Balluku është shprehur se fazat e para të Korridorit të 8 pritet që të përfundojnë. Akset që pritet të përfundojnë janë Korcë–Ersekë, Orikum-Dukat si dhe Qafa e Buallit–Martanesh. Po ashtu këtë vit pritet që të nisin fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës

“Unaza e madhe e Tiranës do të përthithë të gjithë trafikun qe vjen nga autostradat, përfundon edhe ajo në dhjetor 2024. Turistëve nuk do i duhet të kalojnë qytetin mes për mes, por duke përdorur këtë unazë të madhe, mund të aksesojnë pika të ndryshme. Fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen, përfundojmë edhe me lidhjet Orikum-Dukat. Palasë-Dhërmi është thuajse e përfunduar. Korcë – Ersekë po ashtu është drejt fundit, Qafa e Buallit – Martanesh, një rrugë e kërkuar nga banorët do të dorëzohet edhe ajo. Rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, është një tjetër aks që dorëzohet. Në 2024 nisim fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës. Të gjithë këto kanë edhe një element inovativ që dorëzohet gjatë 2024, qendra e monitorimit të trafikut. Monitorimi do përbëhet edhe nga Urgjencat, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit dhe shumë trupa të tjera. Kjo qendër do kryejë edhe një nga funksionet e reja që do jetë në akset e funksionit të pagesës,” tha Balluku.

Balluku bën bilancin: Fazat e para të korridorit të 8 do
Bilanci

belinda balluku

Sondazh

Poll