Editorial

Tahiri në Gjykatë, kush është gjyqtarja Liliana Baku, një vit më parë i bllokoi pasaportën ish-ministrit

27 Shkurt 2019, 10:47 Nga DOSJA
Tahiri në Gjykatë, kush është gjyqtarja Liliana Baku,

TIRANË- Dosja hetimore në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është mbyllur dhe është dërguar në gjykatë.(Lexo ketu)

Mbi Tahirin rëndon akuza e trafik ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Pas një hetimi që ka nisur që prej tetorit të vitit 2017, Tahiri tashmë është përballë Gjykatës e cila do të vendosë fajësinë apo pafajësinë e tij.

Dosja është në dorë të gjyqtares së Krimeve të Rënda, Liliana Baku. Në orën 13:00, Tahirit priten t’i komunikohen akuzat ndërkohë që për Bakun nuk është hera e parë që përballet me Tahirin.

Baku është gjyqtarja e cila vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit një vit më parë, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjyqtarja ka hetuar disa çështje të bujshme, si dosjen e Arben Frrokut. Baku ishte pjesë e trupës gjyqësore të gjykatësve që i dhanë lirinë Frrokut dhe lanë pa autor vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj, ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, me të akuzuar kryesor Arben Frrokun.

Gjyqtarja ka gjykuar edhe dosjen e imamëve të vetëshpallur të Unazës së Re, që akuzoheshin për terrorizëm.

Baku gjykoi edhe nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili u arrestua si pjesë e dosjes Xibraka, ku u zbulua një laborator ku prodhohej kokainë.

Vëmendja maksimale do të jetë nesër në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pritet të dalë para drejtësisë ish-ministri i Brendshëm, më i sulmuar nga opozita, Saimir Tahiri.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial dosja frroku dosja tahiri hetimet per tahirin liliana baku vrasja e dritan lamajt dosja frroku dosja tahiri hetimet per tahirin liliana baku vrasja e dritan lamajt

Sondazh

Poll

Editorial 24 Shkurt 2019, 12:00

Bekimi i OSBE për blerjen e votave

Robert Wilton, nuk do të kishte fituar protagonizmin e dy ditëve të fundit kurrë me një deklaratë serioze, diplomatike, sic i takon një zyrtari të OSBE. Me spor...

Editorial 23 Shkurt 2019, 11:59

Përpjekje për të fshehur luftën me Perëndimin!

Sali Berisha sot e nisi ditën me një ekspozitë arti në Tiranë, ku një artist ka bërë një cikël grafikash me personazh kryesor presidentin Trump. Lajmëroi qysh h...