Aktualitet

Ekzekutimi i 23-vjeçarit me sniper në Vlorë, policia: Autorët dogjën mjetin BMW, përfituan nga errësira dhe u larguan

Ndërkohë që vetë kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar në drejtim të paditur. 

8 Janar 2024, 08:37 Nga I.A
Ekzekutimi i 23-vjeçarit me sniper në Vlorë, policia:
Policia

VLORË- Autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Gëzim Sinomati pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMW. Mësohet se autorët e kanë djegur makinën më pas në lagjen '24 Maji'. Ndërkohë që vetë kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar në drejtim të paditur. 

Njoftimi i Policisë:

Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi G. S., 23 vjeç. Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira. Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli. Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët. Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

gëzim sinomati

Sondazh

Poll