Aktualitet

Aksident gjatë natës në Fier/ Shoferi i ambulancës humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset infermierja

Si pasojë e këtij devijimi nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermierja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

8 Janar 2024, 08:42 Nga a.l
Aksident gjatë natës në Fier/ Shoferi i ambulancës humb
Policia rrugore

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Fier në fshatin Vajkan. Policia bën me dije se 34-vjeçari E.T, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij devijimi nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermierja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për 34-vjeçarin E.T. 

"Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale",  njofton policia.

aksident ne fier

Sondazh

Poll