Aktualitet

Atentati mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomati u qëllua me një plumb në kokë kur në lagje s'kishte drita, 10 të shoqëruar

Ata kanë pritur në errësirë totale, pasi në lagjen kur ndodhi ngjarja në atë orë nuk kishte energji elektrike, për ta qëlluar më pas Sinomatin me snajper nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tij. Policia ka shoqëruar 10 persona që dyshohet se janë përfshirë në atentatin mafioz.

8 Janar 2024, 08:11 Nga a.l
Atentati mafioz në Vlorë! Gëzim Sinomati u qëllua me
Gëzim Sinomati

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 23-vjeçarit Gëzim Sinomati në Vlorë. I riu është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë. Autorët që dyshohet se kanë qenë më shumë se një, janë organizuar në detaje që pas ekzekutimit të fshehin çdo gjurmë të krimit. 

Ata kanë pritur në errësirë totale, pasi në lagjen kur ndodhi ngjarja në atë orë nuk kishte energji elektrike, për ta qëlluar më pas Sinomatin me snajper nga ballkoni i katit të tretë të banesës së tij. Policia ka shoqëruar 10 persona që dyshohet se janë përfshirë në atentatin mafioz.

Kush është Gëzim Sinomati?

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

gezim sinomati

Sondazh

Poll