Aktualitet

DETAJE/ Atentati mafioz në Vlorë, Sinomati djali i ish-anëtarit të bandës së ‘Gaxhait’, 2 vite më parë i vunë tritol në makinë

Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme.

7 Janar 2024, 23:22 Nga a.l
DETAJE/ Atentati mafioz në Vlorë, Sinomati djali i ish-anëtarit
Policia

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja që tronditi Vlorën mbrëmjen e kësaj të diele.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, ndërsa i riu sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Dy vite më parë më 3 janar, vëllait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme.

Bernard Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë në vitin 2021.

Viktima Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtar i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë. I njohur ndryshe me pseudonimin “Buzëderri”, Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

gezim sinomati

Sondazh

Poll