Aktualitet

Vrasja në Vlorë, Policia: Viktima 22 vjeç, kontrolle në hyrje e dalje të qytetit

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

7 Janar 2024, 22:46 Nga a.l
Vrasja në Vlorë, Policia: Viktima 22 vjeç, kontrolle në
Foto ilustruese

VLORË- Policia ka reaguar për vrasjen që tronditi Vlorën mbrëmjen e kësaj të diele. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në lagjen 'Hajro Çakërri', dhe vikitma është një 22-vjeçar i identifikuar me emrin Gëzim Sinomati.

"Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve", informon policia e Vlores. 

gezim sinomati

Sondazh

Poll