Sport

Çaste të frikshme në Katar, një futbollist pësoi krizë epileptike gjatë ndeshjes - Video

Franko-algjeriani Andy Delor, 32-vjeç, u rrëzua në bar, duke humbur ndjenjat.

7 Janar 2024, 08:30 Nga DOSJA

Çaste të frikshme në Katar, një futbollist pësoi

KATAR - Shok dhe panik në një ndeshje në Katar mes Umm Shalal dhe Al Arabi!  Franko-algjeriani Andy Delor, përjetoi një aventurë të frikshme. 

Në minutën e 17-të, dhjetë minuta pasi gjeti rrjetën, 32-vjeçari u rrëzua në bar dhe u konvulsua, teksa pësoi një sulm epileptik. Lojtarët që ndodheshin pranë tij “ngrinë” dhe u frikësuan për më të keqen, ndërsa ekipi mjekësor megjithatë nxitoi në fushë dhe i dha ndihmën e parë.

Megjithatë, për fat të mirë, siç raportohet nga agjencia franceze, Delors më vonë rifitoi vetëdijen dhe nuk kishte nevojë të shkonte në spital, pasi pa ndeshjen e Umm Salaam nga pankina në pjesën e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll