Sport

“Rasti Aradina”, skandali i errët seksual i rivalit të Realit në Kupën e Mbretit...

Aradina u përball me Realin për Kupën e Mbretit (1-3), skuadër e divizionit të 4-të që fitoi famë për shkak të një skandali seksual të profilit të lartë në 2017.

7 Janar 2024, 07:30 Nga DOSJA

“Rasti Aradina”, skandali i errët seksual i rivalit të

SPANJE - Të shtunën (21:30) Aradina preti Realin për fazën e 32-të të Kupën e Mbretit (1-3). Një moment historik për një ekip të kategorisë së katërt, që u gjend përballë “Mbretëreshës”.

Aradina ishte bërë e njohur në Spanjë dhe jashtë saj, për arsye jashtë konkurrencës dhe konkretisht për një skandal seksual, i cili shpërtheu në vitin 2017. Tre lojtarët e saj, Raul Calvo, Carlos Cuadrado dhe Victor Rodriguez, ishin akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze të mitur.

Aradina i përjashtoi tre lojtarët e saj, ndërsa gjykata fillimisht caktoi një dënim me 38 vite burg për secilin prej tyre. Lojtarët e skuadrës spanjole apeluan, me çështjen që mori edhe implikime politike, me partinë e ekstremit të djathtë VOX që mbështeti tre lojtarët.

Në fund, Calvo u lirua menjëherë, ndërsa dënimet e Rodríguez dhe Cuadrado u ulën në katër dhe tre vjet, respektivisht për sulm seksual. Futbollistët argumentuan se ka pasur një akt seksual, por jo me dhunë.

Çështja përfundimisht shkoi në Gjykatën e Lartë të Spanjës në vitin 2022, e cila përdori ligjin "Po vetëm të thotë Po", sipas të cilit duhet të jepet pëlqimi verbal për çdo akt seksual. Kështu, dënimi për Cuadrado dhe Rodriguez, shkoi në nëntë vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll