Sport

Simeone tregon ulërimat në dhomat e zhveshjes!

Djemtë zbritën shumë mirë në fushë në fraksionin e dytë. Në përgjithësi jam i kënaqur”, theksoi Diego Simeone.

7 Janar 2024, 00:53 Nga DOSJA
Simeone tregon ulërimat në dhomat e zhveshjes!

SPANJE - Atletico Madrid hasi jo pak vështirësi përballë Lugos, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit spanjoll. Gjithsesi, ekipi i Diego Simeones fitoi 1-3 (1-1 pjesa e parë) dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve të Kupës së Mbretit.

Correa dhe Depay (2x) ishin autorët e golave për “Colchoneros”. Trajneri argjentinas u shfaq i lumtur për dygolëshin e sulmuesit holandez në prononcimin pas ndeshjes.

“Dopieta e Depayt? Golat janë të rëndësishëm për ata që jetojnë me gola. Neve na duheshin golat e tij, edhe ai kishte nevojë për të shënuar. Depay po punon mirë dhe po përmirësohet.

A ulërita në dhomat e zhveshjes në pushimin mes pjesëve? Jo, thjesht folëm për futboll dhe si të gjenim hapësira kundër një skuadre që po fitonte duele dhe po luante me intensitet të lartë.

Djemtë zbritën shumë mirë në fushë në fraksionin e dytë. Në përgjithësi jam i kënaqur”, theksoi Diego Simeone.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll