Aktualitet

Tentuan të arratisen nga burgu i Fierit, Gjykata lë në burg Dan Hutrën dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, dëshmia: Po më akuzojnë kot

Ndërkohë që tre bashkëpunëtorët e tjerë kanë deklaruar se ishin nën presionin e Hutrës dhe nga frika vendosën të ndihmonin për tu arratisur.

6 Janar 2024, 14:25 Nga I.A
Tentuan të arratisen nga burgu i Fierit, Gjykata lë në burg Dan
Dan Hutra

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg ditën e sotme Dan Hutrën dhe tre bashkëpunëtorët e tij, të cilët tenuan të arratisen nga burgu i Fierit. Mësohet se Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi së bashku me Hutrën janë lënë në burg nga gjykata, në seancën e sotme.   

Ndërkohë që në dëshminë e tij, para togave të zeza, Hutra ka deklaruar se nuk ka dashur që të arratiset.

S’kam dashur të arratisem. Burgjet po më akuzojnë kot”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Ndërkohë që tre bashkëpunëtorët e tjerë kanë deklaruar se ishin nën presionin e Hutrës dhe nga frika vendosën të ndihmonin për tu arratisur.

“Ishim nën presionn e Hutrës, ai na kërkoi planin që të arratiseshim. Kishim një qeli përballë tij dhe kishim frikë”, thanë ata.

Dan Hutra tentoi mbrëmjen e 4 Janarit arratisjen nga burgu i Fierit. Të përfshirë në planin e arratisjen ishin 3 të burgosur nga Vlora për vjedhje, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi. Gjithashtu dyshohet se plani u organizua gjatë festave të fundvitit, ndonëse priten rezultatet e hetimeve për konfirmim. Kujtojmë se Dan Hutra është një person me rekorde kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës. Në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

dan hutra martin kapllani feti kovaçi geraldo veizi

Sondazh

Poll