Aktualitet

Sherr dhe dhunë në Pogradec, plagoset 28-vjeçari, autorët ende të lirë

Sipas njoftimit të policisë pas një konflikti mes disa personash ka mbetur i plagosur me sende të forta një 28-vjeçar me inicialet A. J.

6 Janar 2024, 11:31 Nga N.F
Sherr dhe dhunë në Pogradec, plagoset 28-vjeçari, autorët
Foto ilustruese

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka njoftuar ditën e sotme për një plagosje të regjistruar rreth orës 10:40 në fshatin Buçimas. Sipas njoftimit të policisë pas një konflikti mes disa personash ka mbetur i plagosur me sende të forta një 28-vjeçar me inicialet A. J.

Më tej bëhët me dije se ai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me ngjarjen ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestim e autorëvë.

Njoftimi i plotë:

Pogradec/Informacion paraprak Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

pogradec plagosje policia

Sondazh

Poll