Aktualitet

VIDEO/ Me kokën poshtë momenti i arrestimit të Xhemal Lokës në Durrës

 Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste.

6 Janar 2024, 13:24 Nga I.A
VIDEO/ Me kokën poshtë momenti i arrestimit të Xhemal Lokës
Xhemal Loka

DURRËS- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i 45-vjeçarit Xhemal Loka në Durrës. Loka ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila 4 ditë më parë ka vrarë veten duke konsumuar fotoksinë. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste.

 

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.  

 

xhemal loka bedrie loka

Sondazh

Poll