Aktualitet

E dhunonte dhe e kërcënonte me vrasje, bashkëshorti i 41-vjeçares 'pendohet' në Facebook, vendos fjongo të zezë në profil

Por në momentin që 41-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve ndërmori vetë hapin e rëndë, që t'i jepte fund jetës për shkak të bullizimeve dhe presioneve të shumta, Xhemali vendosi që të në Facebook, të shprehte dhimbjen e tij. 

6 Janar 2024, 12:07 Nga I.A
E dhunonte dhe e kërcënonte me vrasje, bashkëshorti i
Xhemal Loka

DURRËS- Edhe pse dhunues dhe abuzues në jetën reale, Xhemal Loka 'kujdeset' që në rrjetet sociale të shfaqet si një person i pikëlluar. Loka, me anë të veprimeve të tij kishte shtyrë bashkëshorten Bedrie Loka që të vriste veten duke konsumuar fotoksinë ditën e 2 janarit në Durrës.

 Ai e kërcënonte me thikë dhe në sy të fëmijëve shpesh i bënte presion duke i thënë se do e vriste. Por në momentin që 41-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve ndërmori vetë hapin e rëndë, që t'i jepte fund jetës për shkak të bullizimeve dhe presioneve të shumta, Xhemali vendosi që të në Facebook, të shprehte dhimbjen e tij. 

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Loka me anë të një postimi në Facebook, ka hedhur fjongon e zezë, që vendoset në rast fatkeqësie. Por ky veprim nuk zhbën të gjitha rastet kur 45-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij. 

E dhunonte dhe e kërcënonte me vrasje, bashkëshorti i
Postimi

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror dhe atij bashkëshortor në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.  

xhemal loka bedrie loka

Sondazh

Poll