Aktualitet

Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra: Motrën s’e vrau Tik Tok-u, por bashkëshorti!

Vëllai i 41-vjeçares duke folur sot për mediat, tha se në 23 vite të martuar motra e tij, as 23 minuta nuk i ka pasur të bardha

6 Janar 2024, 14:00 Nga I.A
Vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra: Motrën s’e
Mahmut Bushi

DURRËS- Vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loka, që u vetëvra disa ditë më parë, për shkak të bullizmit dhe dhunës psikologjike, ka fajësuar kunatin e tij. Duke folur për mediat, Mahmut Bushi ka deklaruar se ka qenë burri i saj, Xhemal Loka, që e ka çuar drejt vetëvrasjes

“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai.

Vëllai i 41-vjeçares duke folur sot për mediat, tha se në 23 vite të martuar motra e tij, as 23 minuta nuk i ka pasur të bardha

“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë," tha ai.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.  

mahmut bushi bedrie loka xhemal loka

Sondazh

Poll