Aktualitet

Moti i keq shtyn lundrimet në Durrës, anullohet nisja e një trageti dhe shtyhen dy lundrimet e orës 13:00

Sipas njoftimit shtyrja e e orareve dhe lundrimeve janë bërë për shkak të ndryshimit të motit.

6 Janar 2024, 11:15 Nga N.F
Moti i keq shtyn lundrimet në Durrës, anullohet nisja e një
Foto ilustruese

DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një njoftimi ka bërë të ditur anulimin e një lundrimi të kësaj të shtune si dhe shtyrjen e orarit për 2 nisje të tjera nga Porti i Durrësit të datave 6 dhe 7 janar. Sipas njoftimit shtyrja e e orareve dhe lundrimeve janë bërë për shkak të ndryshimit të motit.

Më tej në njoftim bëhët me dije se kompania "Grandi Navi Veloci" do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu e cila ishte planifikuar të nisej me datë 6 janar. Gjithashtu në njoftim thuhet se nisjet e lundrimeve të orës 13:00 të kompanisë "Adria Ferrie" do të shtyhen për orën 23:00. Ndërkohë që lundrimet e tjera për linjat e tjera të trageteve nga Durrësi, Vlora dhe Saranda do të vazhdojnë si zakonisht. 

Njoftimi i plotë:

Njoftojme te gjithe pasagjeret se si rezultat i kohes se keqe; Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024. Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme. Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht. Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht. Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht. Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.

porti i durresit lundrime anullime

Sondazh

Poll