Aktualitet

FOTO/ Vrau Kejsi Hysën dhe e groposi në parcelën me kanabis, arrestohet Agron Tufa në Itali

Mësohet se Tufa, i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen dhe groposjen e Kejsi Hysës në një parcelë me kanabis në fshatin Shelqet të Niklës. 

6 Janar 2024, 10:36 Nga I.A
FOTO/ Vrau Kejsi Hysën dhe e groposi në parcelën me kanabis,
Kejsi Hysa

ITALI- I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Agron Tufa është arrestuar në Bari të Italisë. Mësohet se Tufa, i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen dhe groposjen e Kejsi Hysës në një parcelë me kanabis në fshatin Shelqet të Niklës. 

Për ngjarjen është dënuar me 20 vite burg, autori i dytë, Hysni Rama, i cili u vetëdorëzua në Polici pak ditë pas krimit dhe pranoi akuzat. Në këtë mënyrë, ai përfitoi gjykim të shkurtuar, duke përfituar kësisoj edhe uljen e dënimit nga 30 vite në 20 vite burg.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, operacioni policor i koduar “Informacioni”. Kapet në Bari, Itali, një shtetas i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje.

Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim.

Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit "Informacioni", kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë.

FOTO/ Vrau Kejsi Hysën dhe e groposi në parcelën me kanabis,
Agron Tufa

Si u vra Hysa?

Kejsi Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit 2018. Ai njihej në Krujë si fajdexhi, pasi jepte borxh në kërkim të intersit. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në këtë zonë në Krujë që sipas Prokurorisë ai kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qënë e sukseshme, pasi sipas pretendimit të Hysni Ramës, sasia e drogës i ishte vjedhur nga persona të paidentifikuar. Kur është vënë në dijeni të këtij fakti, Kejsi Hysa, ka filluar presionet shantazhet dhe kërcënimet për vrasje, nëse Rama nuk i jepte 15 mijë euro.

Ata kanë lënë një takim të fundit për t’u sqaruar dhe dhënë një pjesë të parave, dhe Hysni Rama i ka thënë se kishte arritur të grumbullonte vetëm 1 milion lekë të vjetra, Kejsi është revoltuar dhe ka bërtitur dhe më pas e ka sharë. Ata janë përleshur me njeri-tjetrin dhe Hysa, ka nxjerrë pistoletën ja ka vënë në kokë, pasi ka ecur disa metra sipas të ndaluarit është dëgjuar një e shtënë arme dhe Kejsi ka rënë në tokë. Hysa është qëlluar nga Agron Tufa, që ishte një mik i përbashkët i Hysës dhe Ramës. Pasi kanë parë që Kejsi ka vdekur ata kanë vendosur ta groposin dhe më pas kanë shkuar dhe kanë luajtur bilardo.

kejsi hysa agron tufa

Sondazh

Poll