Aktualitet

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, shoqërohet në polici bashkëshorti

Dyshimet janë shtuar edhe pas dëshmisë së vëllezërve të saj, që treguan se ai ishte njeri i dhunshëm dhe agresiv.

6 Janar 2024, 10:48 Nga I.A
Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, shoqërohet
Policia

DURRËS- Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që u humbi jetën duke konsumuar fostoksinë, është shoqëruar në Polici. Sipas policisë ka dyshime se Xhemal Loka ka shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes. Dyshimet janë shtuar edhe pas dëshmisë së vëllezërve të saj, që treguan se ai ishte njeri i dhunshëm dhe agresiv.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. 

bedrie loka xhemal loka

Sondazh

Poll