Aktualitet

'Ishte në stres...'/ 41-vjeçarja vrau veten pasi u bullizua në Tik-Tok, dëshmia e bashkëshortit: Dyshojmë se fotot ja shpërndau kushërira e saj

Familjarët thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

5 Janar 2024, 15:14 Nga a.l
'Ishte në stres...'/ 41-vjeçarja vrau veten pasi u
Ambulancë

DURRËS-  Është zbardhur dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares, Bedri Loka që vrau veten duke konsumuar fostoksinë, më 2 janar. Ai ka thënë se ajo ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin.

“27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj, dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri. Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, ka deklaruar ai

Bashkëshorti ka thënë gjithashtu se ka qenë kushërira e së ndjerës e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok. Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr.

Familjarët thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë. Bashkëshorti dhe djali jetonin jashtë dhe natën e vitit të ri gruaja iu kishte kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali ka pranuar gjithashtu se e ëma ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten. 

Kjo ngjarje e rëndë ishte e paralajmëruar më para dhe mund të evitohej, nëse policia do të kishte bërë punën e saj, pasi Loka një vit më parë kishte bërë denoncim në polici, për hapjen e llogarisë në këtë rrjet social.

Por mesa duket, policia zgjodhi që të heshtte dhe mos të merrte asnjë veprim për denoncimin e 41-vjeçares.  Por tashmë edhe pse shumë vonë, policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin e vërtetë apo personat që kanë hapur adresën false. 

bedrie loka

Sondazh

Poll