Aktualitet

"Tapë" në timon dhe pa patentë, pranga për 44-vjeçarin në Korçë, kishte dhunuar edhe një 35-vjeçar

Pas mosbindjes nga ana e 44-vjeçarit policia e ka ndjekur dhe në momentin që e kanë ndaluar kanë konstatuar se ai ishte në gjendje të dehur dhe pa patentë.

5 Janar 2024, 12:10 Nga N. F
"Tapë" në timon dhe pa patentë, pranga për
Foto ilustruese

KORÇË- Ditën e sotme policia ka vënë në pranga një 44-vjeçar me inicialet N. V. pasi në fillim ai nuk i ështe bindur urdhrit te efektivëvë për të ndaluar ku me pas ka rezultuar se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë.

Pas mosbindjes nga ana e 44-vjeçarit policia e ka ndjekur dhe në momentin që e kanë ndaluar kanë konstatuar se ai ishte në gjendje të dehur dhe pa patentë. Më tej në njoftim policia ka bërë të ditur se i arrestuari më parë kishte goditur me grusht një 35-vjeçar për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. V., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Pazarit”, teksa drejtonte automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe është larguar. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe nga verifikimet e kryera pas kapjes, ka rezultuar se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, si dhe se për motive të dobëta, kishte goditur me grushte, një 35-vjeçar.

policia arrestim patente korce

Sondazh

Poll